Home KRYESORE Trondit Kryemadhi: Ja c’bën Rama për “Habilajt”

Trondit Kryemadhi: Ja c’bën Rama për “Habilajt”

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm, i cili pritet të zgjidhet në muajin dhjetor.

Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, thotë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm është e vështirë, pasi ende nuk është formuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili duhet të përzgjidhte kreun e ri të organit të akuzës, sipas reformës në drejtësi.

Sipas Kryemadhit, ky Këshill nuk është mbledhur ende, pasi Shoqëria Civile nuk ka një kandidat.

“Reforma në drejtësi u bë me moton për ta depolitizuar dhe për ta larguar drejtësinë nga kthetrat e korrupsionit. Por reforma në drejtësi s’paska qenë gjë tjetër, veçse një mënyrë për të hequr nga një dorë, dhe për ta çuar në dorën tjetër. Dhe tani dalin dhe shkarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm dhe duan të zgjedhin një të ri. Me pretendimin ta zgjedhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një këshill që nuk mblidhet.

A e dini se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është mbledhur ende, pasi Shoqëria Civile nuk ka kandidatë. Kaq e vështirë qenka të gjejnë një kandidat? Por me sa duket po e bëjnë sa të kalojë kjo çështja e Habilajve. Ose nuk kanë një kandidat të lehtë për ta kontrolluar. Se këtë kryeprokuror që ka nuk e kontrollon dot, dhe do një që ta ketë në dorë”, u shpreh Kryemadhi./360grade.al

Share: