Home KRYESORE U dorëhoq apo e shkarkuan nga SHISH? Ja çfarë ka thënë vetë...

U dorëhoq apo e shkarkuan nga SHISH? Ja çfarë ka thënë vetë Visho Ajazi

Largimi i Visho Ajazit nga Shërbimi Informativ Shtetëror është i mbuluar nga misteri për sa kohë ai vetë nuk është shprehur publikisht mbi arsyet e dorëheqjes. Në përpjekje për të mësuar të verteten, gazeta “Mapo” shkruan sot se largimi i tij nuk ishte “me dëshirë”, por një vendim i imponuar nga nivele të larta të politikës.

Për këtë “Mapo” i referohet burimeve nga mbledhja që ka zhvilluar një ditë më parë Visho Ajazi Lika me bashkëpunëtorët e tij përpara zyrtarizimit të largimit nga detyra.

Në mbledhjen e zhvilluar në SHISH, ku të pranishëm kanë qenë disa nga drejtorët më të rëndësishëm të institucionit, Visho Ajazi, pasi u ka komunikuar largimin e tij nga detyra, ndër të tjera ka thënë se, ky nuk ishte vendim i tij.

Një deklaratë e tillë, e bërë mes bashkëpuntorësh shton edhe më shumë dyshimet për largimin e kreut të shërbimit sekret, i cili në dukje kishte marrëdhënie të mira me krerët e shtetit./opinion.al

Share: