Home KRYESORE Vdekja nuk është asgjë! Nga ENRY SCOTT HOLLAND

Vdekja nuk është asgjë! Nga ENRY SCOTT HOLLAND

Përkthyer nga Elona Caslli

Vdekja nuk është asgjë. Nuk ka rëndësi.
Unë thjesht shkova tek dhoma tjetër.
Asgjë nuk ka ndodhur.
Gjithçka është njësoj.
Unë jam unë dhe ti je ti
dhe jeta që jetuam kaq mirë bashkë mbetet e pandryshuar dhe e paprekur.
Ajo çka ishim për njëri-tjetrin dje ajo jemi dhe sot.
Më thirr ashtu siç më thërrisje vetëm ti.
Më flit me të njëjtën dashamirësi që me ke folur gjithmonë.
Mos e ndrysho tonin e zërit.
Mos merr qëndrim serioz dhe solemn
Vazhdo të qeshësh me të njëjtat gjëra që qeshnim bashkë
me ato gjërat e vogla që aq shumë na pëlqenim kur rrinim bashkë.
Qesh, mendo për mua dhe lutu për mua.
Emri im duhet të jetë pranë teje si më parë
Shqiptoje pa gjurmë hijesh dhe trishtimi.
Jeta jonë ruan ende domethënien që ka patur
Eshtë e njëjta jetë
Ka një vazhdimësi që nuk ndërpritet.
Ç’është kjo vdekje veçse një incident pa domethënie?
Pse duhet të jem jashtë mendimeve të tua vetëm pse jam jashtë shikimit tënd?
Nuk jam larg, jam nga ana tjetër, aty tek cepi.
Jemi shumë mirë; asgjë nuk ka humbur.
Për një çast gjithçka do të shndërrohet si më parë.
Dhe ne do të qeshim për problemet e kësaj ndarjeje kur të takohemi prapë.

Share: