Home KRYESORE Video/ Sekuestrohet hoteli luksoz i Klement Balilit

Video/ Sekuestrohet hoteli luksoz i Klement Balilit

Forcat e Policisë kanë zbarkuar të premten në kompleksin e njohur “Santa Quaranta” të Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Policia po zbaton vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur nën sekuestro preventive pasurinë e Kelmend Balilit dhe familjarëve të tij.

Burimet sqarojnë se nën sekuestro janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Sipas Prokurorisë dyshohet se këto janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe kryesisht trafikut të drogës ku Balili ka qenë i përfshirë. Pasuritë e sekuestruara deri në një vendim për përfundimtare të Gjykatës nuk mund të shiten apo tjetërsohen.

45-vjeçari është në kërkim prej me shumë se një viti nga autoritetet shqiptare dhe greke por ende nuk është arrestuar. Në maj të vitit 2016, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane faktuar se Kelmend Balili ishte drejtuesi i një rrjeti të trafikut të kanabisit dhe drogërave të forta nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në vende të Bashkimin Europian. Në kohën kur akuzat u bënë publike Kelmend Balili mbante detyrën e Drejtorit të Transporteve në Sarandë.

Ai dha dorëheqjen nga detyra por me pas u zhduk dhe prej 1 viti e gjysëm është ende në arrati.

*Pamje nga vendosja e hotelit nen sekuestro

Share: