Një botë është shembur brenda meje. Kur shpirti im, nganjëherë, është ende i tejdukshëm, përkulem për të parë të fshehtat në thellësitë e tij. Copa të mëdha mermeresh të bardhë, të thyer , rrinë një mbi një, poshtë kubeve të tempujve që po shkatërrohen.
Kollonat e pallateve janë anuar dhe plasaritur , ujrat që depertojnë brenda , brejne pikturat e mëdha dhe i ciflosin. Këmbanat nuk kumbojnë më. Kopshtet e brendshme po thahen dhe mbi deget e pemëve nuk ka më zogj. Kanë mbetur vetëm disa shtëpi të shkreta. Disa kollona mermeri jane ende në këmbë.
Dhe cdo ditë, një goditje dhe një zhurmë kumbojnë në zemrën time dhe unë i palëvizur , i qetë dhe i dëshpëruar ,them me vete; është ndonjë kollonë mermeri që po rrëzohet.
Shkëputur nga- Zambaku dhe gjarpri