Nga momenti që njeriu i parë ka ecur mbi hënë, në 1969-ën, teori të shumta konspirative kanë dalë për ta cilësuar arritjen më të madhe të njerëzimit, si një mashtrim.
Së fundmi në një video të publikuar online dallohet një foto, e marrë nga njëri prej astronautëve në fluturimin e Apollo 17 në dhjetor 1972.
Në këtë video shpjegohet se në reflektimin e kaskës së astronautit dallohet një tjetër person. E sipas tyre personi që dallohet në reflektim nuk ka veshjen e astronautit, çka do të faktonte se pamjet nuk janë realisht nga hëna.
Në misionin e NASA-s më dhjetor 1972, Eugene Cernan dhe Harrison ‘Jack’ Schmitt kaluan 22 orë mbi sipërfaqen e hënës, ndërsa kolegu i tyre, Ronald Evans, ndodhej në orbitë.
E nëse qëndrimi i tyre në hënë, sipas shpjegimit në video, nuk ka ndodhur, edhe për fluturimet e tjera atëherë rritet dyshimi nëse realisht kanë ndodhur apo jo. /360grade.al