Anonymous Albania nëpërmjet një njoftimi në facebook ka bërë me dije se ka sulmuar të gjitha faqet zyrtare të qeverisë në shënjë proteste për ngjarjet e fundit dhe korrupsionin.
Në statusin e tyre “Anonymous Albania” ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama në 2018 dhe zgjimin e popullit nga gjumi.
Grupi i hakerave shqiptarë ka bërë me dije se ka sulmuar dhe e-mailin privat të kryeministrit duke zotëruar edhe informacione private të tij.
Aktualisht, pavarësisht këtij njoftimi faqet e sipërpërmendura janë duke funsksionuar normalisht, ndërsa thuhet që probleme kanë patur ata që klikojnë nga jashtë vendit.
Më poshtë njoftimi i bërë në FB nga Anonymous Albania: