Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se përdorimi i rregullt i aspirinës mund të rrisë jetëgjatësinë dhe shpëtojë jetët e qindra mijëra pacientëve që janë të rrezikuar nga ndonjë sëmundje.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se një gjë e tillë vlen vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç, të cilët, nëse pinë aspirinë çdo ditë, kanë më shumë gjasa që të jetojnë mbi 80 vjeç.
Ky studim në fakt bie në kontradiktë me frikën e FDA-së se të moshuarit mund të pësojnë ndonjë goditje në tru dhe gjakderdhje në tru dhe stomak nëse marrin aspirinë çdo ditë shkruan Shendeti.com.
Përfitimet afatgjate të dozës së ulët të aspirinës çdo ditë u publikuan në fillim të këtij viti nga Shërbimet Amerikane Parandaluese të Task Forcës (USPSTF), një panel ekspertësh të përkrahur nga qeveria amerikane. Udhëzimet e reja në lidhje me përdorimin e aspirinës ishin pak kontradiktore me udhëzimet e Administatës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shaktari kryesor i vdekjes si tek meshkujt ashtu edhe femrat. Një në katër vdekje në SHBA çdo vit i atribuohet sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Aspirina mund të ndihmojë pacientët që rrezikohen nga sëmundjet e zemrës sepse ajo hollon gjakun dhe parandalon mpiksjen e tij. Për studimin e ri, hulumtuesit shkencorë përdorën të dhënat më të rëndësishme të disa studimeve kombëtare.
Duke përdorur këto të dhëna, që lidheshin me sëmundjet kronike, mundësia për të kryer aktivitet fizik çdo ditë, indeksin e masës trupore dhe vdekshmërinë, hulumtuesit shkencorë krijuan dy skenare.
Në skenarin e parë hulumtuesit shkencorë u përqendruan tek rezultatet – si të mira ashtu edhe të këqija – të ndjekjes së udhëzimeve më të rëndësishme.
Skenari i dytë ishte për të matur potencialin e plotë të përfitimeve dhe të metave nëse të moshuarit merrnin aspirina çdo ditë
Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan se aspirina mund të parandalojë 11 raste me sëmundje të zemrës dhe 4 raste me kancer për çdo 1000 amerikanë të moshës 51-79 vjeç. Jetëgjatësia mund të rritet me 0.3 vjeç, kështu, nga 1000 amerikanë, 8 prej tyre mund të arrijnë moshën 80 vjeç, ndërsa 3 mund të kapin shifrën e 100-ës./360grade.al/