Home KRYESORE Avokati i Tahirit: Ju tregoj të vërteten e letrës së Prokurorisë së...

Avokati i Tahirit: Ju tregoj të vërteten e letrës së Prokurorisë së Katanias

Avokati i Samir Tahirit, Maks Haxhia në një lidhje telefonike me Top Story-n tha se letra e paraqitur nga ish-ministri më 24 tetor nuk ka vlerë juridike.

“Nuk ka vlerë juridike. Letra që kemi marrë ne nuk është për të vërtetuar dhe paraqitur procedurialisht në formën e kërkuar. Nëse do të vinte rasti për ta bërë këtë, do t’i drejtoheshim titullarit të institucionit të Prokurorisë së Katanias”, tha ai.

Avokati Haxhia tregoi në Top Story ndryshimin, sipas tij, të letrës së bërë publike nga Saimir Tahiri më 24 tetor dhe letrës së publikuar nga Top Channel në edicionin qendror të kësaj të mërkure.

“Ka dy mënyra sesi tërhiqet një letër. Letra juaj (Top Channel) është marrë nga titullari i institucionit, kurse letra jonë është marrë nga sekretaria e institucionit. Kur merret nga titullari është ndryshe, kurse ky i yni ishte një dokument i marrë në Sekretarinë e Prokurorisë së Katanias”, u shpreh Haxhia.

Avokati tha se çdokush mund të marrë një vërtetim në lidhje me një çështje të tillë.

Share: