Partia Demokratike në këtë mandat duket se është në një front bashkë me LSI , por a ka një koalicion mes tyre? Kreu i PD, Basha në intervistën e tij në Top Story me Sokol Ballën, deklaroi se me LSI janë bashkë për një front opozitar, por nuk është një koalicion apo një marrëveshje.
Aleanca me LSI-në. A është kjo një aleancë e qartë z Basha, pasi duket se kur vjen puna tek pushteti lokal LSi është pak më fleksibël?
Nuk ka asnjë aleancë apo koalicion me LSI-në. Ka një front të përbashkët opozitar të krijuar pas shpërthimit të skandalit Tahiri, në vetëdijen e të gjithë forcave politike, të Partisë Demokratike dhe të LSI-së dhe të forcave të tjera politike, se e vetmja rrugë për tu përballur me këtë të keqe të madhe është lënia mënjanë e çdo diference tjetër dhe bashkimi për kauzën e drejtësisë dhe të qeverisë antimafia si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Partia Demokratike pretendon dhe po fillon të ndërtojë një aleancë vlerash me gjithë qytetarët, jo thjeshtë me faktorët politike, me intelektualët, me faktorët ekonomikë, me studentët, me të rinjtë dhe të rejat në veçanti në funskion të një zgjimi të madh kombëtar për tu përballur me të keqen dhe për të diktuar ne fundin e krimit të politikë dhe politikës të lidhur me krimin dhe politika e diktuar me krimin të diktojë fundin e Shqipërisë demokratike.