Home KRYESORE Basha: Rama po i fut thikë vetes, të hënën tregojme se çfarë...

Basha: Rama po i fut thikë vetes, të hënën tregojme se çfarë opozite jemi

Pak minuta pas mbylljes së takimit me krerët e Partissë Demokratike në rrethe, burime pranë Opinion.al kanë mësuar edhe fjalët me të cilat Lulzim Basha është drejtuar në mbledhje.

“Dita e hënë do të tregojë nëse jemi apo jo opozitë fasade. Rama le ta miratojë prokurorin, thjesht po i fut vetes një thikë, po bën harakiri. Por ne do të tregojmë jemi apo jo opozitë. Kjo është shpallje lufte kundër demokracisë për hesap të krimit të organizuar. Deputetët do të jenë pjesa më aktive e protestës masive brenda dhe jashtë parlamentit. Nuk ka patur ndonjëherë në këto 27 vjet akt të tillë haptas antikushtetues.

Kushtetuta eshte i vetmi dokument që ndan paqen nga lufta, diktaturën nga demokracia”, mësohet se është shprehur Basha, në takimin ku ka marrë pjesë edhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.

Protesta e paralajmëruar nga Opozita do të mbahet në orën 10.00 para Kuvendit të Shqipërisë, në shenjë kundërshtie ndaj mënyrës se si maxhoranca po kërkon të zgjedhë Kryeprokurorin e Përkohshëm dhe më pas atë të Përgjithshëm./opinion.al

Share: