Home KRYESORE Basha refuzon ftesën e Ramës për zgjedhjen e kryeprokurorit

Basha refuzon ftesën e Ramës për zgjedhjen e kryeprokurorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në dialog për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Pas mbledhjes së grupit të PD, Basha theksoi se mazhoranca po vepron në shkelje të Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Sipas tij, Rama kërkon të emërojë një prokuror që do të mbyllë dosjet e krimit dhe të korrupsionit ku janë të përfshirë zyrtarë të qeverisë.

“Edi Rama ia ka dalë të sabotojë KLP dhe tani na fton të shkelim kushtetutën që ai të ketë një prokuror nën gishtin e tij që do të bëjë të mundur mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë bashkëpunim nga PD me një keqbërës. Thirrja ime e vetme ndaj Edi Ramës është të zbatojë Kushtetutën. Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me Kushtetutën, ai do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita”, deklaroi kryetari i PD Lulzim Basha.

Share: