Në periudhën mes fillimit të vitit 2016 dhe fillimit të vitit 2017, pra deri ne momentin që u ngrit cadra e opozitës dhe Rama vendosi të shkarkojë Tahirin Shërbimi Informativ ka dërguar me dhjetra informacione drejt Prokurorisë së krimeve të Rënda dhe Minsitrisë së Brendeshëm mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në dy vitet e fundit. Ashtu sikurse dihet informacionet e ShISH- it shkojnë të gjitha edhe mbi tryezën e Kryeministrit. Por në këtë kohë të gjithë e mbajnë mend se Edi Rama vazhdonte të bënte sikur hashashi nuk ekzistonte në Shqipëri dhe sikur e gjitha qe një shpikje e makinerisë së baltës dhe mediave të kazanit. Pikërisht për të vërtetuar se Rama gënjente, kolegët tanë të Exit.al, botuan dje faksimilet e një materiali përmbledhës të shish që informonte institucionet e tjera. Ndërsa sot ata kane botuar të gjitha faqet me shefat e policisë në shumë qytete qe dyshohen se kane bashkepunuar me trafikantët e drogës. Ja cilët janë 127 punonjësit e policisë të cituar nga raporti prej të cilëve vetëm 5 janë zyrtarisht nën hetim zyrtarisht, ndërsa 8 emra të tjera janë denoncuar nga PD për përfshirje në trafikun e drogës./Lapsi.al