Home KRYESORE Dy trupa… Nga Octavio Paz

Dy trupa… Nga Octavio Paz

Blue Cloudy Sky Sunset Red Clouds Nature Wallpaper Ipad Mini

Përktheu   Elona Caslli

Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy dallgë
dhe nata  veçse oqean.

Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy gurë
dhe nata veçse shkretëtirë.

Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy rrënjë
të lidhura me natën.

Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy shpata
dhe nata veçse vetëtimë e vazhdueshme.

Dy trupa ballë për ballë
ndonjëherë janë dy yje që bien
mbi kupën e zbrazur qiellore.

Octavio Paz

 

 

Share: