Ashtu si në Vatikan ku tymi i bardhë njofton se Keshilli i Kardinalëve zgjedh Papën e rradhës, tymi i kuq dje zgjidhi në sallën e Kuvendit Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme.
I pa njohur më parë në traditën shqiptare ky tym ishte dje një ritual ndryshe.
Tymi i kuq shoqëroi tërë procesin zgjedhor të Prokurores se Përgjithshme të Përkohshme.
Më fund Ajo u zgjodh. Ajo është një femër.
Ajo është grua…! Ajo është dhe një nënë.
Ajo quhet Arta Marku…
Tymi i kuq që pamë na dërgoi larg…Na dërgoi në histori në ritualin e zgjedhjes së Papës në Vatikan. Vetëm ngjyra ndryshonte. Por dhe kjo ishte një mesazh. Ngjyra e kuqe na kujtoi se jemi nën drejtimin e së majtës se Rilindur.
A ishte Prokurorja grua një lajm për publikun ?
Për kohën që kalojmë kjo zgjedhje nuk përben ndonjë lajm, ndryshe nga ajo çfarë tregon historia për Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Aty në shekullin e XII u zgjodh një Papë femer. Ky është edhe sot një nga sekretet më të mëdha të Vatikanit.
Thuhet gjithashtu se disa vite më vonë, teksa udhëhiqte një procesion kishtar nga Vatikani në Lateran, besimtarët rrethojnë kalin e kreut
të kishës katolike. Atëhere Papa që ishte shtatzanë, lindi një djalë. Pasi u zbulua sekreti, thuhet se besimtaret tërbohen: e lidhin kalin dhe e zvarrisin rrugëve te Romës, për ta mbytur pastaj me gurë.
Dyshohet se varrimi u bë aty ku lindi fëmija, vend ky të cilin disa ende e vizitojnë si lokacion të martirizimit.
Megjithatë, shume pyesin edhe sot se pse Papa i porsazgjedhur, para se ti jepen çelsat e Shen Pjetrit, duhet të kalojë testin ” sella stercoraria” ( karrigen me vrimë, nga ku vërehet nëse Papa ka testikuj), ku nji nga dhjakët vërteton gjininë e Tij. Nëse përgjigja është ” Mas Nobis nominus est” ( i nominuari është burrë), atëhere tymi i bardhe shënon zgjedhjen e Papes.
Kohët që kalojme, kërkojnë një Prokurore ndryshe, të fortë, dhe e zonja për të përballuar situaten kriminale te cilën po kalojmë. A do të jetë Prokurorja e zonja për ti bëre ballë me burrëri kohës që kalojmë? Mbetet dhe kjo per tu parë, paçka se Ne nuk “e kemi bëre testin e karriges me vrimë” . Por, kemi në zgjedhjen e Saj si garanci votën me 69-të numra të maxhorancës bashkë me vleresimet e “dhjakut” Ulsi Manja.