Fjala se Erion Veliaj po projektohet si pasues i Edi Ramës në PS e kaloi kufirin, kur pak dite më pare “The Economist” që është një revistë prestigjioze shkroi se i është “pastruar” rruga Erion Veliaj për të pasuar Edi Ramën në krye të së majtës, pas problemeve te medha penale me te cilat po perballet rivali i tij, Saimir Tahiri.
Sonte Veliaj u pyet nga gazetari Sokol Balla nese informacioni ne fjale ka dale pikerisht nga bashkia.
Erion Veliaj: Unë nuk jam gazetar i “The Economist” dhe nuk përgjigjem dot për çka ka shkruar një gazetar, por di të them që në dy misionet e tyre këtu, jam pyetur vetëm për Bashkinë e Tiranës. Me sa kuptoj kanë bërë takimet e tyre, në këtë bashki por nuk e di sepse…
Por kanë përqafur një perceptim që ekziston…
Erion Veliaj: Por duhen pyetur gazetarët e tyre nga e kanë marrë këtë perceptim por në këtë qytet dhe në këtë bashki kemi diskutuar vetëm për punët e Tiranës dhe besoj që puna e Tiranës është vlerësuar jo vetëm nga The Economist, nga shumë revista prestigjioze, ka pasur impakt jo të vogël në turizëm. Është rritur turizmi në Tiranë vitin e fundit 2.5 herë, do të thotë më shumë shtretër në hotele, më shumë vakte, suvenire, blerje, më shumë transport. Krejt papritur zëri i turizmit që ishin disa qindarka në buxhetin e Bashkisë së Tiranës është bërë një zë i qenësishëm dhe për sa kohë që jam pyetur për Tiranën, jam përgjigjur për Tiranën, ndaj do të duhet të pyesni ata, nëse e kanë të saktë mënyrën se si mbledhin thashethemet e qytetit .
Duhet të pyes “The Economist”, për të konfirmuar nga i kanë marrë informacionet për projektin e Erion Veliajt pas Bashkisë së Tiranës apo mund të më jepni edhe ju një përgjigje?
Erion Veliaj: Unë nuk kam asnjë projekt pas Bashkisë së Tiranës sepse mendoj pas këtij mandati, nëse qytetarët ma japin besimin, të vazhdoja t’i shërbeja këtij qyteti dhe është një punë që e bëj me shumë pasion dhe kam një skuadër që është formuar me shumë sforco, me shumë mundim dhe do ishte mëkat që Tirana ta linte këtë punë përgjysmë, por nëse qytetarët do ma japin këtë bekim, që t’u shërbej në një mandat të dytë, do e bëja me shumë, shumë kënaqësi.