Home KRYESORE Eduart Ndocaj sulmon kreun e Bashkise Lezhe

Eduart Ndocaj sulmon kreun e Bashkise Lezhe

Nga Eduart Ndocaj

Bashkia Lezhe ka falimentuar që kur erdhi ne krye z. Fran Frrokaj, duke mos denoncuar ish kryetarin Viktor Tushaj per vjedhjet qe i beri ne 8 vite dhe me miliona euro te qytetareve te Lezhes.

Pra z. Frrokaj mori persiper nje bashki te falimentuar. Ai futi 1300 punonjës qe kane 6 muaj pa rroga, pa shprese qe kjo bashki do te beje investimet qe premtoj ne cdo fshat ne e çdo lagje te Lezhes.

Harrojeni miq s’eshte investim, vec mashtrim i rradhes politike dhe paaftësi menaxheriale . Teknikisht jane bashkëpunëtore ne falimentimin e bashkisë Lezhe, Tushaj e Frrokaj.

Mos votoni ma keto njerez te paafte dhe hajduta.

Ne 2019 do jem kandidat per Bashkine Lezhe. Une mund ta rindërtoj Lezhen dhe tju kthej lezhjaneve Ate dhe, jo mafies politike dhe hajduteve politik .

Lezha ke nevoje per një kryetar te ndershëm dhe qe vjen nga jeta e biznesit dhe nga qytetërimi europian ku ne plan te pare jane qytetaret. Lezhjanet jane qytetare te ndershëm dhe qytetare me plot bindje europiane.

Sic e larguam Tushen ne 2015 te largojmë edhe matrapazët politik nga bashkia Lezhe dhe, se-bashku mund tia dalim. Lezha është e lezhjaneve jo e politikes se Tiranes.

Share: