Në verën e këtij viti Selena Gomez na çuditi të gjithëve kur tregoi se kishte kryer një transplant veshke, dhe se dhuruesja kishte qenë shoqja e saj e ngushtë Francia Raisa.
Këngëtarja me siguri do t’i jetë mirënjohëse gjithë jetën mikeshës së saj, që i ka shpëtuar jetën. Selena në fakt duket që është mirënjohëse.
Ajo ka fituar mbrëmë çmimin “Gruaja e Vitit”, gjatë Billlboard Awards. E përlotur Selena ka thënë që se këtë çmim nuk duhet ta fitonte ajo, por shoqja e saj e ngushtë që i shpëtoi jetën.
“Mendoj se këtë çmim duhet ta merrte Francia. Ajo më shpëtoi jetën. Unë ndihem tmerrësisht me fat”,-është shprehur Selena./360grade.al