Home KRYESORE Frika e një incidenti atomik në kufirin Gjermani-Belgjikë

Frika e një incidenti atomik në kufirin Gjermani-Belgjikë

Nё Gjermani druhen nga rreziku prej njё centrali atomik tё diskutueshёm nё vendin fqinj Belgjikё. Nё qytetin e Ahenit janё duke u shpёrndarё tableta jodi pёr popullsinё nё rast rreziku.

Këto ditë anë e mbanë është i madh gëzimi për Krishtlindjet, por në qytetin e Ahenit pranë kufirit me Belgjkën duket se sivjet festa nuk po shijohet si duhet. Shumë qytetarë druajnë nga një katastrofë e mundshme atomike në reaktorin në Tihange të Belgjikës fiqnje. Qeveria e qytetit po shpërndan madje falas tableta me jod, për çdo eventualitet. Edhe studentja Andrea Haupt është furnizuar me këto tableta, që i mban gjithmonë me vete në rast nevoje. “I shoh këto tableta ҁdo ditë në kuletë dhe kam një ndjesi jo të mirë, kur mendoj, se ndoshta do të më duhet t’i përdor ndonjë ditë”, thotë ajo.

Tableta jodi për të gjithë qytetarët – në Gjermani ky është një aksion unikal. Por qyteti i Ahenit nuk mjaftohet vetem me këtë medikament. Ndërkohë qyteti ka ngritur edhe padi në gjykatën belge, në mënyrë që reaktori të mbyllet. E kjo nuk ka të bëjë me përhapje paniku. “Eshtë fjala për një havari të mundshme me reaktorin dhe për këtë ne duhet të marrim masat më të mira të mundshme për mbrojtje nga katastrofa.”, thotë Markus Kremer, drejtues i grupit koordinues për shpërndarjen e tabletave të jodit në qytetin e Ahenit.

Tihange është 70 km nga Ahenit. Nuk mund ta imagjinoj, që këtu kaq pranë reaktorit jetojnë njerëzit, thotë studentija Andrea Haupt, e cila po të kishte qenë kaq pranë reaktorit do të ishte larguar nga ky vend.

Eshtë e padiskutueshme: Në kontejerët e reaktorit të Tihanges ka të çara. Disa herë ky bllok reaktorësh i centralit bërthamor është mbyllur për shkak të havarive. Edhe në Belgjikë kanë shpërndarë tableta jodi. Por Tihange dhe një central tjetër janë të sigurtë, mendon Autoriteti belg i Mbikqyrjes së Centraleve Atomike. Jan Bens nga autoriteti belg i Mbikqyrjes së Centraleve ATomike thotë, se kur nuk ka pasur siguri reaktori është hequr nga funksionimi. “Tani menaxhuesi ka vërtetuar sigurnë. E reaktorët mund të vihen sërish në punë”, sipas tij.

Edhe Belgjika ngjashëm si Gjermania ka vendosur nxjerrjen nga përdorimi të energjisë atomike deri në vitin 2025. Megjithatë ky afat nuk është i sigurtë nëse do të realizohet. Një strategji për furnizimin me energji në të ardhmen mungon. Në Tihange njerëzit që prej 40 vjetësh jetojnë me energjinë atomike dhe janë më të shpenguar se fqinjët e tyre gjermanë.

Ndërkohë që në Ahen duan të vazhdojnë të luftojnë kundër këtij reaktori të pasigurtë. Andrea ka ndihmuar, që të organizojë një zinxhir me nejrëz deri tek reaktori për të prostetuar. Dhjetra mijë vetë kanë marrë pjesë nga e gjithë zona kufitare. Shpresa e kundërshtarëve të energjisë atomike është, që protesta e tyre ta ndryshojë mendimin në Belgjikë. “Gjithnjë e më shumë po del në pah, që edhe belgët janë kundër. Në fillim kjo u paraqit me rezerva në mediet belge e asnjëherë nuk u raportua në mënyrë kritike. Por ndërkohë ka edhe informacione në Bergjikë, që e trajtojnë me kritikë problemin në Tihange”, thotë studentja Andrea duke marrë pjesë në një demonstratë. Aheni, është qyteti im, thotë Andrea. Ajo do të jetojë në këtë qytet edhe pasi të përfundojë studimet. Ajo dhe bashkëdemonstruesit me të duan ta vazhdojnë protestën derisa të mbyllet reaktori në Belgjikë, pavarësisht se sa mund të zgjasë kjo./DW/

Share: