Home KRYESORE FRPD: Te bashkohemi per te ndihmuar familjet e prekura nga permbyjet.

FRPD: Te bashkohemi per te ndihmuar familjet e prekura nga permbyjet.

Sot sebashku me kryetarin e FRPD Paskuqan, antare te kryesise dhe antare te forumit ishim prane familjeve te izoluara nga moti i keq i diteve te fundit ne Babrru, Koder te Kuqe dhe Paskuqan.

Shperndame disa ndihma ushqimore per tu ardhur sado pak ne ndihme ketyre familjeve ne keto dite te veshtira, ku varferise ekstreme te tyre, u jane shtuar dhe permbytjet qe kane shkaterruar dhe pak gjera qe kishin.

Pa uje dhe pjesa me e madhe pa drita prej 3 ditesh, keto familje jane braktisur teresisht nga shteti.

Sot dua tiu bej thirrje te gjithe te rinjve, jo vetem antare e simpatizante te FRPD, por te te gjitha forumeve rinore dhe atyre te paangazhuar politikisht, te solidarizohen me banoret e permbytur ne gjithe vendin duke dhuruar ne baze te mundesive te gjithkujt dicka per tu ardhur ne ndihme.

Zyra e FRPD prane PD do te jete e hapur 24 ore per te mbledhur dhe shperndare ndihmat e ofruara. Sot bashkeqytetaret tane kane me shume se kurre nevoje per ne, prandaj tu gjendemi prane me sa mundesi kemi.

Share: