Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për çështjen e pagesën nga Partia Demokratike për lobim në SHBA tha se, shuma e parave prej 825 mijë dollarë është financuar nga dy kompani të fuqishme të lojrave të fatit në Shqipëri.
Hoxha tha në emisioni “Java”, se ka gjurmë nga janë nisur paratë dhe ku kanë shkuar. DEKLARATA E HOXHËS: Për mua është skandal. Për mua është skandal, e ka publikuar një media që financohet nga partnerët strategjik të Shqipërisë. Nuk dua të pranoj apo të dyshoj që BIRN bëhet pjesë e një loje politike, pasi po BIRN ka publikuar 300 mijë të LSI-së dhe pjesa tjetër është rasti i fotografisë së shefit të opozitës në atë kohë, Edi Rama, me Barack Obamën. Personi që e bëri financimi, Bilal Shehu, u dënua. Por çështja nuk u hetua në Shqipëri, nuk ka një vendim si për këtë rast.
Por tani ka një problematikë tjetër, më duket se ka gjurmë nga janë nisur paratë dhe ku kanë shkuar. BIRN ka përdorur të dhëna zyrtare, dhe në dokumentacion rezultonte që kompania që ka bërë pagesën, jemi në momentin e çadrës, në rastin konkret, që të shkosh të paguash shuma të tilla, 825 mijë dollarë thuhet aty. Turku ka qenë një pikë kontakti… Fakti që kompania e regjistruar në Skoci e cila ka një shumë aty prej 100 paund, arrin të bëjë pagesa të tilla… Nga vijnë këto para, në rastin konkret është publikuar një emër është një shtetas turk shok i kreut të opozitës. Kanë studiuar bashkë. Kanë dalë nga një fond që buron nga paligjshmëria në dy kompani që operojnë për lojrat e fatit.
Dy kompani që kanë arritur të mbajnë këtë biznes, dy kompani shumë të fuqishme që gjenden poshtë çdo pallati, që për të qënën i drejtë kanë financuar si në të majtë dhe në të djathtë.