Afrimi i festave të fundvitit pasohet gjithmonë edhe me rritjen e kriminalitetit, sidomos të veprës penale të vjedhjes.
Një grabitje ka ndodhur sot gjatë orëve të mesditës pranë një karburanti në Rinas, në rrugën që të çon për në Fushë-Krujë, ku mësohet se dy persona të maskuar kanë mundur të marrin 140 mijë lekë të reja që përkonte me xhiron ditore.
Sipas informacionit paraprak të Policisë; “Më datë 24.12.2017, roja i një karburanti në rrugën e Rinasit ka bërë kallëzim pasi dy persona të maskuar dhe dyshuar me armë zjarri me anë të kanosjes i kanë marrë rreth 14 000 lekë të xhiros.”
Policia nuk ka bërë të mundur ende identifikimin e autorëve të grabitjes, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.