Një grua është gjetur e vdekur mëngjesin e së dielës në lagjen Nr.1 në qytetin e Pogradecit. Policia është njoftuar rreth orës 03:40 se në afërsi të një pallati gjendej trupi i pajetë i një gruaje. Viktima është identifikuar si I.Ç., rreth 67 vjeçe, banuese në fshatin Starovë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të së ndjerës, janë konstatuar dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme, çka ka çuar në mendimin se gruaja mund të jetë hedhur nga pallati.
Nga deklarimet që i ka bërë bashkëshorti i saj në polici, rezultoi se I.Ç, vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.