Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale i sjellë imazh të keq Kosovës.
“Unë as kur kam qenë deputet nuk e kam përkrahur Specialen”, ka thënë Haradinaj një ditë pas zhvillimeve dramatike në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka thënë Haradinaj pas një vizite që ka pasur së bashku me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismaili në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Më herët ai është takuar edhe me ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
AI tha se Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit./KlanKosova