Nga Diana Skrapari
Aktorja amerikane dhe princi Harry kishin pritur pesëmbëdhjetë muaj para se të bënin publike marrëdhënien e tyre. Një periudhë e bekuar për Princeshën e ardhshme të Uellsit, që donte t’i mbante ato momente “vetëm për ata”, ashtu sic ajo u shpreh Vanity Fair. Megjithatë, lumturia e qetë ishte relativisht e shkurtër: më 23 shtator 2017, cifti u shfaq dorë për dore në Invictus Games në Toronto. Një dokumentar, një libër keqdashës i shkruar nga gjysmë motra e saj, intervista dhe qindra artikuj më vonë, ajo që e njohu famën vonë, ka parë se sekretet e karrierës së saj u përhapen në media në mbarë botën. “Ajo nuk do të pëlqejë atë që ajo do të lexojë”, paralajmëroi Samantha Markle Grant në prill 2017.
Në një intervistë me “Good Morning Britain” të hënën, më 23 tetor, gjysëm motra e Meghan Markle tregoi përmbajtjen e saktë të kujtimeve të saj. Libri i titulluar “Ditar i motrës së një princeshe arriviste” (titulli flet vetë) mbulon tema të ndryshme si kujtimet e fëmijërisë, historia familjare dhe marrëdhënia mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Aq shumë kujtime që 52-vjeçarja Samantha Markle Grant do t’i tregoj në show televizive shumë herë – me ose pa miratimin e gjysmë-motrës së saj.
“Kur familja mbretërore do të mësojë se si e dashura e Harry i trajton të afërmit e saj, do të befasohesha sesi princi ende do të dëshironte të dilte me të”, shkroi ajo, pasi e quajti Meghan Markle “arriviste” dhe “njeri të interesit” në kolonat e The Sun në nëntor 2016.
Që kur ishte fëmijë, Meghan Markle tregon shenjat e një karakteri të fortë. Në moshën 11vjecare, ajo detyron një prodhues sapuni të heq një reklamë … pasi i ka shkruar një letër Zonjës së Parë, Hillary Clinton. Sipas Telegrafit, Meghan Markle akuzoi posterin se tregonte personazhet femra vetëm në kuzhinë, duke sugjeruar se ky ishte vendi i gruas.
Megjithatë, përkundër këtyre cilësive, Meghan Markle thotë: ajo prej kohësh pyeste veten se kush ishte ajo. “U desh një kohë e gjatë,” i tha ajo revistës Ebony. Nëna ime është 100% e zezë dhe mban dreadlocks. Dhe kur njerëzit zbulojnë se “kjo vajzë” në Suits është fëmija i saj, shpeshherë ka hidhërim dhe nganjëherë mosbesim. (…) Mu deshën disa vjet pas moshës 20 vjecare për të kuptuar se unë jam “goxha” e mirë ashtu sic jam, dhe unë nuk duhet të jem asgjë tjetër për t’i pëlqyer të tjerëve, ” shton ajo.
Meghan Markle nuk fitoi famë ndërkombëtare në vitet e saj të rinisë së hershme, por ajo ishte një vajzë e famshme në qytetin e saj. Studente në Immaculate Heart, një institucion katolik në Los Angeles, adoleshentja shumë lehtë pushtoi zemrën e shokëve të saj: “Ajo ishte një model, një shembull për t’u ndjekur, shpjegoi një prej shokëve të saj për revistën People. Të gjithë e njihnin atë, ajo ishte natyrisht e bukur.
“Ajo luajti rolin e ndihmësit teknik në klasat e dramës dhe shumica e të rinjve në moshën tonë nuk kishin të njëjtin besim në vete”, thotë burimi i People. Vajza e shkollës së mesme do të braktisë shpejt kulisat për të vazhduar në skenë. Ajo do të luajë Jocasta në Mbretin Edip të Sofokliut, para se të luajë në komedinë muzikore Damn Yankees! Një talent i lavdëruar sot nga shokët e klasës së asaj kohe: “Ajo ishte rëzëllitëse, optimiste dhe pozitive. Ajo ishte gjithashtu shumë e fokusuar, gjithmonë duke mbajtur në mendje qëllimin e saj – ajo e dinte ku dëshironte të shkonte në universitet dhe ajo e dinte se donte të luante në teatër.
Në atë kohë, vajza e re bënte punë të vogla dhe audicione. Ajo ndoqi këshillën e babait të saj: punët e saj nuk ishin as kameriere, as babysitter, Meghan Markle jetoi … falë shkrimit elegant të saj për dasma. “Unë nuk shërbeja në tavolinë,” shpjegoi ajo për revistën Esquire. Kam praktikuar kaligrafinë dhe kam bërë ftesa, për shembull, për martesën e Robin Thicke dhe Paula Patton në vitin 2005 “.
Një menaxher zbuloi vajzën e re … në një festë. Ai kishte një kopje të një prej dramave të saj, të filmuara nga universiteti. Në atë kohë, Meghan Markle punonte për Ambasadën Amerikane në Buenos Aires, Argjentinë. Takimi do të lejojë aktoren, tani 36 vjeç, që të marrë rolin e saj të parë në serialin televiziv General Hospital në 2002.
Ajo pastaj luajti në CSI :NY ose FBI:Without a trace, përpara se të bashkohet me casting e Suits në vitin 2011. Që atëherë, aktorja ka misheruar avokaten mitike Rachel Zane, një personazh që ajo e përshkruan si “model” për gratë. Por që nga fundi i xhirimeve të sezonit 7, kunata e ardhshme e Kate Middleton nuk ka bërë ndonjë angazhim të ri si aktore.
Ylli i Suits zbuloi në 2017 disa nga pasionet e saj të pazakonta. Aktorja pranon të adhurojë çokollatën e nxehtë me verë të kuqe, një “ëmbëlsirë dekadente”, pulë të pjekur ose të vesh pantallona vegan (lëkurë sintetike ose “lëkurë fallco”). Ajo pëlqen këngëtaren Sophie Ellis-Bextor e cila ka fituar simpatinë e saj: “Po, e ëmbla Sophie vodhi zemrat tona me Murder on the dancefloor, një këngë që i ka rezistuar kohës për tu tundur natën vonë … “komenton Meghan Markle në blogun e saj.
Aktorja më e kërkuar në Google në 2016 gjithashtu kultivon një pasion të përditshëm: qentë e saj Bogart dhe Guy. Miqtë me katër këmbë që vajza e re adoptoi me këshillën e prezantueses Ellen DeGeneres. Shumë atletike, Meghan Markle, tashmë e apasionuar për yoga, vendosi të praktikojë … polon. Malcolm Borwick, një ish-lojtar anglez dhe mik i princit Harry, i tha gazetës The Sun më 21 maj 2017 se ai do të ishte mësuesi privat i gruas së re. Meghan Markle është gjithashtu një mikeshë e madhe e Serena Williams, me të cilën u takua në vitin 2016: “Ajo shpejt u bë një konfidente e saj”.
Kur Harry takoi Meghan, një romancë mbretërore filloi. Ky është titulli i një dokumentari të prodhuar dhe të transmetuar më 28 tetor 2017 nga Channel 4 apo si për të mësuar se takimi i Princit Harry dhe Meghan Markle ishte “orkestruar” nga i biri i Lady Dianës vetë. Ai ishte dashuruar me atë dy vite përpara se ta shihte personalisht. Duke e shihte atë si “grua ideale” dhe kështu vëllai i Princit William bëri një përpjekje për t’u afruar me të.
Sipas Katie Nicholl, një gazetare e specializuar në cështjet mbretërore, princi thuhet se i kërkoi një miku të përbashkët, Markus Anderson, që të sajonte një takim gjatë edicionit të 2016 në Wimbledon, ku Meghan Markle mbështeste Serena Williams. Markus Anderson, drejtori i klubit të natës Soho House, kishte organizuar gjithcka: “Ishin shtatë ose tetë vetë, ky ishte rasti i përkryer për Harry dhe Meghan që të takoheshin bashkë në një mjedis informal dhe të flisnin “, thotë Katie Nicholl. Rezultati: ata do të martohen në pranverë.
Meghan Markle nuk e la Princin Harry të përfundonte propozimin e martesës. Gjatë kësaj nate “komode” në nëntor, në apartamentin e Nottingham Cottage ku banon princi, çifti ishte duke pjekur një pulë, ose përpiqej ta piqte atë! Harry korrigjon veten, në BBC, për intervistën e parë zyrtare të çiftit të hënën, natën e shpalljes së angazhimit të tyre. “Ishte shumë romantike, aq e ëmbël dhe e natyrshme”, thotë Meghan, me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj, sytë e saj të ngulura në ato të burrit të saj të ardhshëm. “Ai vuri gjurin e tij në tokë. Unë nuk mund të prisja që ai të përfundonte. Unë pyeta: A mund të them tashmë po? “
Harry vazhdon, “U puthëm, unë kisha unazën në dorën time. E pyeta nëse mund t’ja jepja, ajo u përgjigj: “Ah po, unaza! Ishte një moment shumë i këndshëm. Vetëm të dy, dhe unë mendoj se kam arritur ta befasoj. “
Në unazën e saj të martesës të krijuar nga Harry, e dimë se diamanti kryesor vjen nga Botsvana saktësisht, dhe dy më të vegjël janë nga koleksioni personal i nënës së princit,Diana. Harry thotë se kjo është një mënyrë për të siguruar që Diana ” gjithmonë të jetë me ne në këtë udhëtim të çmendur “. Meghan Markle është shumë e prekur nga kjo vëmendje. “E gjithë kjo vëmendje nga Harry, mendimi për të, dhe natyrisht që unë nuk mund të takoj nënën e tij, e bën shumë të rëndësishme për mua të dijë se ajo është pjesë e gjithë kësaj, “thotë ajo. Duke parë unazën e saj, ajo vazhdon, “Është shumë e veçantë ta kemi këtë lidhje mes historisë tonë dhe Botsvanës që është e dashur për zemrën tonë. Është e përsosur.”
Po Diana, a do ta pëlqente ajo Meghan? “Ato do të ishin si dy gishtat e dorës, nuk kam asnjë dyshim”, vazhdon Harry me entuziazëm. Unë mendoj se ajo do të kishte qenë në një re të vogël sot, që ajo do të kishte kërcyer në të gjitha drejtimet. Ajo do të kishte qenë e lumtur për mua dhe me të vërtetë shumë miqësore me Meghanin. Në ditë si kjo, me të vërtetë e ndjej mungesën e saj. Do të kisha dashur t’ja jepja këtë lajm të lumtur. Por falë unazës dhe gjithë të tjerat, jam i sigurt se ajo është bashkë me ne, dhe ajo po kërcen e gëzuar diku tjetër. “
Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle do të martohen në maj 2018 në Saint George’s Chapel në Kështjellën e Windsor, njoftoi Kurora Britanike.