Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka në dorë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rahovica; për shkak se sipas Prokurorise se Pergjithshme, kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale.
Mirëpo, nëse KQZ vendos me shumicë votash t’ia djegë mandatet këtyre dy deputetëve, vendi i tyre në Kuvend do të zihet nga dy femra.
Në listën e qarkut Elbasan merr mandatin Florenca Halili, ndërsa në listën e qarkut Berat merr mandatin Silvia Caka, e cila ka qenë deputete edhe në legjislaturën e kaluar.
Prokuroria pretendon se dy deputetët e PDIU dhe LSI-së janë arrestuar në Itali për vepra penale, por kanë përdorur identitete të tjera.