Home KRYESORE Ja si do jetë moti natën e ndërrimit të viteve

Ja si do jetë moti natën e ndërrimit të viteve

Territori i vendit dominohet nga mot i kthjellët dhe i ftohtë gjatë gjithë ditës perjashtuar ekstremin Verior dhe zonat Verilindore ku gjatë pasdites shfaqen edhe vranësira kalimtare.

Orët e natës do të mbeten nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit por kthjellimet e mesditës sjellin rritje me 2 – 3°C të temperaturave në territor.

Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Verior dhe Verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 – 2 ballë. Temperaturat luhaten nga 2 gradë (minimale) deri në 12 gradë (maksimale)

Share: