Marrë nga 20minutes.fr
Përktheu Diana Skrapari
Donald Trump do të thotë “lajme të rreme”, por këtë herë ai ndoshta do të ketë të drejtë. Një artikull i CNN ka deklaruar të premten se presidenti i SHBA-ve, djali i tij dhe disa drejtues të fushatës kanë marrë një email më 4 shtator 2016 që ju ofronte akses në dokumentet e WikiLeaks para publikimit, e cila do të ishte prova e mundshme e marrëveshjeve të fshehta me Rusinë. Por kanali, i cili publikoi një korrigjim, ishte gabuar për datën dhe kjo ndryshoi gjithçka.
Sipas Washington Post, email-i u dërgua dhjetë ditë më vonë, më 14 shtator. Bëhej fjalë për arkivën e email-eve të piratuara të Partisë Demokratike të publikuara një ditë më parë nga WikiLeaks, dhe nuk ishin email-et e Hillary Clinton, të cilat ata i publikuan tri javë më vonë, në fillim të tetorit.
“Artikujt e CNN + CBS rreth WikiLeaks janë 100% lajme të rreme. Një tjetër moment ‘Brian Ross’. Kush do të pushohet nga puna?””, reagoi themeluesi i tij, Julian Assange, në Twitter.
(CNN+CBS story about @WikiLeaks today turns out to be 100% fake news. Another ‘Brian Ross’ moment. So who’s going to be fired? https://t.co/mIlWw556KF— Julian Assange ]])