Avokati Spartak Ngjela thotë se mes 7 kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.
Në emisionin Studio e Hapur, Ngjela tha se Ferdinand Elezi është një emër i pastër, i pakorruptuar sipas tij, dhe që sipas avokatit, duhet të ishte zgjedhur kryeprokuror prej kohësh.
Por Dashamir Shehi tha se zgjedhja e Kryeprokurorit duhet të bëhet me një formulë të përshtatshme.
“Zgjidhja definitive duhet të bëhet nga komisioni. Por u bë aq shumë zhurmë për ngritjen e këtyre komisioneve të reformës në drejtësi, dhe tani i kanë lënë bosh. E kanë bërë me kast, që mos të çojnë një anëtar aty, por ta zgjedhin kështu kryeprokurorin”, u shpreh Shehi. /360grade.al/