Një luftë apokaliptike midis Koresë së Veriut dhe SHBA është më afër se kurrë më parë, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”. Kështu thotë këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardh, Herbert Master.
Ai paralajmëroi se rreziku për një konfrontim me armë bërthamore më Korenë Veriore është në nivel shumë të lartë. “Unë mendoj se rreziku po rritet çdo ditë. “Kjo do të thotë që ne jemi në një garë. Ne jemi në një garë për të qenë në gjendje të zgjidhim këtë problem. “Ka disa mënyra për të trajtuar këtë problem pa konflikt të armatosur, por është një garë sepse ai po afrohet më afër dhe nuk ka shumë kohë”.
Javën e kaluar, Koreja Veriore ka lëshuar një raketë ICBM, e cila fluturoi 1,000 kilometra më larg se ajo e mëparshmja e cila u testua në muajin korrik. Veterani i luftës në Irak vazhdoi: “Kërcënimi më i madh i menjëhershëm ndaj SHBA dhe botës është kërcënimi që paraqet regjimi mashtrues në Veri dhe përpjekjet e saj për të zhvilluar një aftësi bërthamore me rreze të gjatë./360grade.al