Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën në mëngjes për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica me arsyen se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale.
Tashmë kërkesa është në dorën e KQZ, ndërsa kjo e fundit do të vendosë për pranimin ose rrëzimin e kësaj kërkese.
Mësohet se mbledhja e KQZ u la të mërkurën, pasi gjatë ditës së sotme (të martën) nuk kishte kohë ‘për të parë’ detajet e informacionit të dërguar nga Prokuroria.
Ligji për dekriminalizimin u miratua në fillim të vitit 2016, pas një fushate gati dy vjeçare të Partisë Demokratike, që akuzoi shumicën se kishte përfshirë në listat për deputetë e kryetar bashkish persona me të shkuar kriminale.
Pas miratimit të këtij ligji, disa deputetë dhe kryetar bashkishë ranë në rrjetën e dekriminalizimit. Për disa zyrtarë të tjerë, ndaj të cilëve u kërkua heqja e mandatit, KQZ vendosi mes debateve se nuk kishte arsye të mjaftueshme për t’u hequr mandatin./opinion.al