Home KRYESORE KRIMET E RENDA “ZBARKOJNË” NE HIMARE, RRËMBEN DOSJET ME TE BUJSHME NE...

KRIMET E RENDA “ZBARKOJNË” NE HIMARE, RRËMBEN DOSJET ME TE BUJSHME NE BASHKI

Nga Stavri Marko

Struktura Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Prokurorisë se Përgjithshme dhe FBI, ka kryer inspektim te befasishëm ne Bashkine e Himares.

Lajmi behet i ditur per “SManalysis”, nga burime te sigurta te specializuara te Luftës Kundër Krimit dhe Korrupsionit ne Shqipëri, por edhe nga Himara.

Sipas informacioneve, një grup hetuesish te strukturave te reja te Krimeve te Renda dhe Korrupsionit, qe bashkëpunojnë ngushte me agjentet amerikane te FBI dhe ata europiane, kane detyruar punonjësen e arkivit te Bashkisë se Himares, e cila ka rezistuar qe te mos japë asnjë informacion hetuesve, te qëndroje jashtë zyrës, ndërsa kane rrëmbyer prej arkivit një numër te madh dosjesh, te cilat per momentin nuk behen publike, pasi jane ne proces hetimor.

Ky kontroll nga ekipe te specializuar kunder krimit dhe korrupsionit,, ka perkuar edhe me nje hetim ne terren te agjenteve te FBI kryesisht ne Dhermi, përpara disa kohesh, te cilet po investigojne disa raste abuzimesh me pronat e qytetareve greko amerikane, mbi te cilen, po ndërtohen Resorte Turistike, me leje te miratuar nga Qeveria e Shqiperise.

Gjendja e rende, krijuar ne Territorin e Himares, ku qytetaret himarjote, ankohen ne vazhdimësi dhe kane hapur procese penale dhe gjyqesore nder vite, per grabitjet te pronave dhe ndertimet qe po kryhen mbi to, nuk e ka vene per asnje moment ne veshtiresi Prokurorine e Pergjitshme dhe ate te Rrethit te Vlores, per te ndjekur penalisht, abuzuesit e pronave te qytetareve autoktone madje me prejardhje greke, ne Bashkine e Himares, por perkundrazi, kane mbyllur nje seri ceshtjesh te bujshme, duke filluar nga Resortet me te medha, te cilat sipas shtypit nderkombetar, jane ndertuar mbi prona te kontestueshme dhe te grabitura.

Media shqiptare dhe ajo nderkombetare, kane evidentuar shume politikane te larte, gjyqtare dhe prokurore, drejtues policie apo deputete, me investime te dyshimta ne Rajonin e Himares, te cilet nuk mund te justifikojne dot pasurite, ndersa shpesh I kamuflojnë neper-mjet oligarkeve qe jane paisur me leje ndertimi direkt nga vendime qeverie, mbi tokat e himarioteve.

Qeveria Shqiptare, ka mundesuar jo vetem ndryshime legjislative Kushtetuese dhe vendime qeverish, ne sherbim te oligarkeve dhe Mafias Shqiptare, ne kundershtim te ashper te banoreve autoktone himarjote, duke shkelur liritë dhe te drejtat e njeriut, por ka organizuar prej disa vitesh, strukturate specializuara te Task Force, per ti rrembyer pronat dhe per ti tjetërsuar me banore te rinj shqiptare, duke prishur balancat etnike dhe duke krijuar situate te pastrimit etnik ne gjithe Rajonin e Himares.

Ngjarjet e fundit ne Himare, ku si rezultat i Planit Urban te Zhvillimit, te miratuar pa vullnetin e banoreve autoktone te komunitetit grek, kane ashpërsuar qëndrimet Tirane – Athine, deri ne vendosjen e VETO nga ana e Greqisë per anetaresimin e Shqipërise ne BE./SManalysis

Share: