Home KRYESORE Kryemadhi paralajmëron PS-në: çfarë ju pret po morët në dorë Prokurorin e...

Kryemadhi paralajmëron PS-në: çfarë ju pret po morët në dorë Prokurorin e Përgjithshëm

Në një konferencë për shtyp Monika Kryemadhi ka folur për çështjen e prokurorit të përgjithshëm, e cila është kthyer në kryefjalën e ditës.

Ajo është shprehur se emri i këtij prokurori, duhet të vijë nga shoqëria civile, e cila sipas saj nuk është e kontrolluar nga kryeministri.

Gjithashtu ajo ka paralajmëruar Partinë Socialiste se nëse marrin në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, do të përballen me kundërshtime si në forma ligjore, ashtu edhe në përballje me qytetarët:

“Opinioni publik me zor po pret reformën në drejtësi. Nëse do zgjedhim një kryeprokuror të përkohshëm, nuk e kemi në kushtetutë. Por nëse e bëjmë, sa do të rrijë ky? 2-3 muaj?

Përderisa shoqëria civile nuk e zgjedh, ky mund të rrijë me vite. Mund të vijë kryeprokurori e të thotë do mbyll dosjen e Tahirit, e dosjen e tjetrit.

S’mund ta presim shoqërinë civile, e cila kontrollohet nga Rama qoftë financiarisht e politikisht. I vetmi segment që e bllokon zgjedhjen e kryeprokurorit. Atëherë ne jemi gati të rishikojmë Kushtetutën,” tha Kryemadhi.

Share: