Home KRYESORE Kulla e Babelit dhe Zoti Nga Diana Skrapari

Kulla e Babelit dhe Zoti Nga Diana Skrapari

Një  anekdotë  tregon  se  një  ditë  Perendia  ishte  i mërzitur   me   njerëzit   dhe   urdhëroi   ëngjëjt   e   tij: « Thirreni Karl Marksin dhe e vini atë tek porta, kështu që sa herë të trokasin tek porta ai të thotë : Perëndia nuk ekziston. Ai s’është këtu”.Kjo anekdotë na bën për të qeshur tani, po para disa vitesh në Evropën Lindore, kjo anekdotë mund të çonte direkt e në burg, pasi Zoti ishte i burgosur brenda zemrave të njerëzve që ruanin shpresën dhe dritën e Perëndisë.

Po Zoti ishte i dënuar.Vetëm fjala Perëndi, mund të çonte në ferrin e gulagut. Përse  ata  kishin  kaq  frikë  nga  Perëndia?  Mos vallë donin të zinin vendin e Tij në mendjet dhe zemrat e popullit? Mos vallë fjala Perëndi ju kujtonte se ishin të vdekshëm, se ata udhëheqësit e lavdishëm të vendeve të izoluara nga drita e Perëndisë do të largoheshin një ditë nga skena e jetës, por Ai, Ai ishte i pavdekshëm.Ai ishte, Ai është dhe Ai do të jetë përgjithmonë!

Çfarë mund ti thoshte Perendia atyre udhëheqsve që detyruan popuj të tërë të mohonin Perëndinë, në ditën e Gjykimit të Madh? Perëndia do ti kërkonte ndoshta llogari për priftërinjtë si Jerzy Popieluszko të masakruar nga regjimet totalitare, për imamët si Sabri Hafiz Koci të dergjur burgjeve, per   rabinët   e   vdekur   gjatë   Luftës   së   Dytë botërore. Përse i shkatërruat kishat, xhamitë dhe sinagogat?

Përse luftuat me Perëndinë? Përse jetoni për të shkaterruar krijesat e Tij ? Përse kjo mizori ? Përse ky persekutim ? Kush mbjell urrejtje, nga urrejtja do të zhduket. Kush mbjell helm, vetëm helm do të korri.Njeriu që do të kujtohet për keq ka mbyllur dyert e zemrave të brezave  që do të vijnë, ai ka mbyllur dhe dyert e parajsës.Ai që sfidon Perëndinë është i humbur. Nuk mund të luftosh kundër diçkaje që s’ka fund, që është e pavdekshme. S’mund të luftosh kundër diçkaje që të krijoi dhe si Artist i Madh i Jetës, Ai e njeh veprën e Tij, i di të metat dhe vlerat, njeh sekretet më të fshehta të zemrës dhe pikën e dobët gjithashtu. Mos mendoni kurrë o njerëz  se  mund  të  arrini  Perëndinë!  Ju  keni  për  tu gjendur  si  parardhësit  tuaj  që  donin  të  ngrinin  një Kullë që të arrinte Qiellin, por Zoti i ngatëroi gjuhët dhe kjo ishte historia e Kullës së Babelit.

Njerëzit përpiqen të imitojnë Perëndinë jo me mirësinë dhe dashurinë që ai i fal çdo qenie të universit,por duan të bëhen vetë Zot në vend të Zotit, por gjithë këto përpjekje do të përfundojnë si Kulla e Babelit. Ai ishte,Ai është dhe Ai   do   të   jetë përgjithmonë.  AMEN.

 

 

Share: