Përktheu Elona Caslli
Kush je ti lexues, që do t’i lexosh poezitë e mia
pas njëqind vitesh?
Nuk mund të të dërgoj një lule të vetme
nga kjo pranverë e pasur,
as të të jap një rreze të artë nga retë
që ngrihen mbi qënien time.
Hapi dyert, shiko përreth.
Në kopshtin tënd të lulëzuar
mblidh kujtimet erëmirë
të luleve që çelën
njëqind vjet më parë.