Gazetari i njohur Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “JAVA” në RTSH nga ku ka folur lidhur me emrin e kryeprokurorit të ri. Hoxha tha se Rama e ka tashmë një listë me emra, sikurse edhe opozita ka pasur preferencat e veta.
Ai tha: Një nga emrat duke qenë edhe më i vjetri në karrierë është Thoma Jano. Aktualisht është shefi i Përgjimeve në Prokurori”. Sipas tij, Thoma Jano mund të jetë Kryeprokuror i Përkohshëm.