Home KRYESORE Kuvendit mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për marrjen e masës disiplinore ndaj...

Kuvendit mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për marrjen e masës disiplinore ndaj disa deputetëve

Sot ora 10:00 do të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Kjo kërkesë lidhet me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 18 dhjetor 2017. Ndersa mesohet se Nenkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do te jete ne mbledhjen e Byrose ne oren 10.00. Do te mbaje nje qendrim dhe do te largohet.