Përktheu Elona Caslli
Rregullat e Marina Abramović-it , për Jetën, Vetminë dhe Heshtjen
Sjellja e artistit në jetë
Një artist nuk duhet ta gënjejë as veten dhe as të tjerët.
Një artist nuk duhet t’i vjedhë idetë e artistëve të tjerë.
Një artist nuk duhet ta përlyejë veten me tregtinë e artit.
Një artist nuk duhet të vrasë qënie njerëzore.
Një artist nuk duhet ta shohë veten si idhull.
Një artist nuk duhet të dashurohet me një artist tjetër.
Marrëdhënia e artistit me heshtjen
Një artist duhet ta kuptojë heshtjen.
Një artist duhet të krijojë hapësirën e heshtjes në veprën e tij.
Heshtja është si një ishull në një oqean të trazuar
Marrëdhënia e artistit me vetminë
Një artist duhet ta gjejë kohën për periudha të gjata vetmie.
Vetmia është shumë e rëndësishme.
Larg nga shtëpia.
Larg nga studioja.
Larg nga familja.
Larg nga miqtë.
Një artist duhet të qëndrojë gjatë pranë ujvarave.
Një artist duhet të qëndrojë gjatë pranë vullkanëve shpërthyes.
Një artist duhet t’i vështrojë për një kohë të gjatë lumenjtë që rrjedhin shpejt.
Një artist duhet ta vështrojë për një kohë të gjatë horizontin , pikën ku bashkohen oqeani dhe deti.
Një artist duhet t’i vështrojë për një kohë të gjatë yjet në qiellin e natës.