Home KRYESORE Maskat terrorizojnë familjen: Ju marrim me dhunë 5 mijë euro

Maskat terrorizojnë familjen: Ju marrim me dhunë 5 mijë euro

Rikthehen grabitjet e frikshme në Shkodër. Katër persona me maska dhe me armë kanë thyer një banesë në Shkodër, dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin një shumë prej 5 mijë eurosh. Policia tha se grabitësit ende nuk janë identifikuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5 000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Share: