Presidenti Meta dekreton lirimin nga detyra të z. Leonard Demi, ambasador në NATO. Lirimi i Demit është kërkuar nga Kryeministri Rama. Në këtë pozicion pritet të emërohet ish-shefi i SHISH, Visho Ajazi Lika.
Pas dorëhejqes nga kreu i SHISH, në media u raportua se me propozim të Kryeministrit, Ajazi do të shkojë ambasador në NATO.
Më poshtë dekreti i plotë
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10677
Tiranë, më 05.12.2017