(Dedikuar Priftit Jerzy Popieluszko, që u vra nga agjentura sekrete polake në kohën e komunizmit në Poloni)
Në një dimër të ftohtë,
Në një vend të lidhur me zinxhirë,
Ai predikoi lirinë,
Ai mbolli në zemra mirësinë.
Jerzy përhapi kudo
Fjalën e Shenjtë,
Në atë të harruarin vend,
Ku urrejtja dhe ligësia
Kishin lëshuar rrënjë.
Një shkretërirë vuajtjesh
Pa dashuri,
Ishte Polonia e tij,
Ai theu skllavërinë
Dhe u ktheu njerëzve lirinë.
Por ata nuk mund të duronin
Dritën që ai solli,
Ata e torturuan barbarisht,
Por Ai u ringjall porsi një Krisht.
Errësira ku ata e mbytën,
U verbua nga drita,
Dhe sot e kësaj dite,
Emri i tij kujtohet,
Si shpëtimtar,
Ai flijoi shpirtin e tij,
Që njerëzit të njihnin Dashurinë e Hyjit.