Marrë nga Reuters
Përktheu nga frëngjishtja
Dr. Diana Skrapari
Ish presidenti amerikan Barack Obama ankohej të shtunën në Paris për mungesën e pjesëmarrjes së SHBA-ve në luftën kundër ndryshimeve klimatike,duke kritikuar vendimin e pasardhësit të tij Donald Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit.
Barack Obama, i cili foli në pasdite në një konferencë private me ftesë të “Napoléons” – një rrjet profesional i themeluar nga reklamuesit që federojnë si aktorë në sektorin e komunikimit – nuk ka asnjëherë të vetme shqiptuar emrin e pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne kemi një mungesë të përkohshme të lidershipit në këtë çështje, të luftës kundër ngrohjes globale”, tha ai duke provokuar të qeshurat e 800 personave të mbledhur në auditorin e Maison de la radio.
Publiku përfshinte udhëheqës të biznesit, personalitete nga bota e argëtimit ose udhëheqësit politikë, si Ségolène Royal – ish-Ministre e Ekologjisë,ish-bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijve të François Hollande, tani ambasadore për Polet Arktik dhe Antarktik – ose Jack Lang , Hubert Vedrine, Najat Vallaud-Belkacem dhe Roselyne Bachelot.
Pas një ndërhyrje prej pothuajse gjysëm ore në fund të së cilës ai mori një standing ovation, Barack Obama iu përgjigj pyetjeve të Stéphane Richard, CEO i Orange.
Ish-Presidenti demokrat më parë u prit nga Emmanuel Macron në Elysée për një “drekë private”. Asnjë fotografi e këtij takimi nuk është transmetuar, as në rrjetet sociale, as në faqen e internetit të Presidencës së Republikës. Emmanuel Macron, i cili kishte marrë mbështetjen e Barack Obamës midis dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, e quajti vendimin e Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën si “gabim për të ardhmen e planetit”, e nënshkruar nga 195 vende në dhjetor 2015.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve lidhur me çështjet e klimës dhe marrëveshjen bërthamore të Iranit, presidenti francez mban një marrëdhënie të përzemërt me Presidentin aktual të Shtëpisë së Bardhë, i cili mori pjesë në paradën ushtarake më 14 korrik.
Barak Obama gjithashtu foli për çështjet e klimës në një intervistë prej dyzet minutash me ish-presidentin François Hollande, si dhe gjatë një takimi me kryetaren e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo.