Temë kryesore e debateve të kësaj jave në parlament ishin kandidaturat për kryeprokurorin e përkohshëm, gjë që shkaktoi edhe tensione në Kuvend në seancës e së enjtes.
Situata përshkallëzoi me fyerje mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Flamur Noka në parlament. Teksa ky i fundit përpiqej t’i ndërpriste fjalën kreut të qeverisë, Rama vazhdimisht thërriste: “Nga ç’pyll e keni marrë këtë mo?”. Por Noka nuk ngurroi t’i përgjigjej: “Nga pylli i satëme”.
Nuk munguan as replikat personale mes Ramës dhe ish-kryeministrit Berisha. “Je llaxorja më e madhe që ka ky vend,” i thotë Rama ndërkohë që Berisha i përgjigjet se “je një injorant që s’ka asgjë tjetër përveç injorancës”.
Një tjetër rast pikant janë veprimet që bëjnë deputetët në Kuvend gjatë seancës parlamentare: Edi Rama që pi ujë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati që lëviz gjuhën, apo edhe deputetët e opozitës, që merren me smartphone-t e tyre. Deputeti Enkelejd Alibeaj lexon lajmet, ndërsa Fatmir Mediu merr një zemër nga dikush në Whatsapp. / News 24