Pajisja që u bllokua para dy ditësh në portin e Durrësit nuk ka qenë përgjuese, por një pajisje që shërbente për matjen e cilësisë së ujit. Në këtë konkluzion ka dalë laboratori shkencor i Policisë së Shtetit, i cili zhvilloi ekzaminimin fizik të pajisjes elektronike që u dyshua se shërbente për përgjimin e telefonave.
Në këto kushte, policia dhe prokuroria ka mbyllur hetimet duke lënë të lirë çiftin e bashkëshortëve italian të cilët dispononin pajisjen elektronike, raporton Ora-News.
Inxhinieri Giambattista Intrini dhe gruaja e tij Ana Maria Tevertini kanë udhëtuar sot drejt vendit të tyre. Ata kishin ardhur para disa ditësh ne Durrës dhe do të ktheheshin mbrëmjen e se dielës në Itali me tragetin e linjës Durrës –Bari, por u mbajtën të bllokuar nga policia shqiptare për dy ditë për shkak të dyshimeve mbi pajisjen që dispononin.