Home KRYESORE Papa kritikon “irracionalitetin” mbi armët bërthamore

Papa kritikon “irracionalitetin” mbi armët bërthamore

Marrë nga Reuters

Përktheu Dr. Diana Skrapari

Papa Françesku i bëri thirrje liderëve botërorë të largohen nga rreziku i shfarosjes së mundshme të specieve njerëzore, duke sugjeruar se disa prej tyre kishin një qëndrim “iracional” ndaj armëve bërthamore.

Kreu i Kishës Katolike i bëri këto vërejtje në aeroplanin që e conte atë në Romë pas udhëtimeve të tij në Burma dhe Bangladesh gjatë së cilëve shqetësimi i tij kryesor ishte kriza Rohingya.

Në një fjalim të muajit të kaluar, Papa kishte lënë të kuptohet se ishte gati të shtrëngonte zyrtarisht doktrinën e vjetër të kishës për zotërimin e armëve bërthamore.

Sipas kësaj doktrine, mbajtja e armëve bërthamore për një qëllim parandalues është e pranueshme nëse qëllimi është që ato të eleminohen.

Papa tha në fjalimin e tij më 10 nëntor se zotërimi i thjeshtë i armëve bërthamore tani duhet të dënohet, pasi udhëheqësit botërorë tregojnë pak ose aspak synime për të ulur numrin e tyre.

Në aeroplanin e tij të shtunën, Papa u pyet në lidhje me arsyet që e nxitën atë të rishqyrtojë pozitën e doktrinës katolike dhe, më saktë, për atë që ai mendonte për luftën e fjalëve midis Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Ajo që ka ndryshuar është irracionaliteti (qëndrimi ndaj armës bërthamore),” tha ai.

“Ne jemi sot në kufi,” shtoi Papa. “Kjo mund të debatohet, por mendimi im, besimi im, është se ne kemi arritur kufirin (moral) të ligjshmërisë në lidhje me posedimin dhe përdorimin e armëve bërthamore”.

“Pse, sepse tani, me një arsenal të tillë të sofistikuar bërthamor, ne rrezikojmë shkatërrimin e njerëzimit ose të paktën një pjesë të njerëzimit”, shtoi Papa Françesku.

Në të kaluarën, kreu i Kishës Katolike kishte sugjeruar se një vend i tretë përpiqet të negociojë një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

Ai gjithashtu u bëri thirrje amerikanëve dhe koreanëve të veriut që të qetësojnë fjalimet e tyre dhe të ndalojnë fyerjet.

“(…) Meqenëse jemi në këtë cak, i bëj vetes këtë pyetje: Sot, a është e justifikuar që këto arsenale bërthamore të mbahen ashtu sic janë, apo është e nevojshme të kthehesh prapa me qëllim për të shpëtuar krijimin, për të shpëtuar njerëzimin? “

Korea e Jugut tha të premten se prova më e fundit balistike e Phenianit i vuri Shtetet e Bashkuara brenda rrezes së shënjestrës.

Në përgjigje të hedhjes së raketave, Uashingtoni paralajmëroi të mërkurën se regjimi i Koresë së Veriut do të “shkatërrohet plotësisht” në rast lufte.

Share: