Home KRYESORE Pas festave… ...

Pas festave… Nga Julio Cortázar

Përktheu Elona Caslli

Dhe kur iknin të gjithë
mbeteshim veç ne të dy,
mes gotave bosh dhe hirtoreve të mbushura plot.
Sa mirë ndihesha, kur e dija se ti ishe atje,
tamam si rryma që nuk nuk rrjedh
e vetme përballë meje
buzë natës.
Ti qëndroje gjatë,
ti ishte përtej kohës,
ti ishe ajo që nuk ikte
sepse e njëjta nënkresë
dhe e njëjta ngrohtësi
do të na thërrisnin përsëri
për ta zgjuar ditën e re
bashkë, të qeshur dhe të pakrehur.

Share: