Home KRYESORE Përmbytjet/Tirana probleme me furnizimin e ujit, Bovilla e turbulluar. Këto janë zonat...

Përmbytjet/Tirana probleme me furnizimin e ujit, Bovilla e turbulluar. Këto janë zonat më shqetësuese

Si pasojë e përmbytjeve që prekën kryeqytetin mbrëmjen e djeshme, një pjesë e madhe e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike pas stakimit të nënstacionit të Kasahrit i cili u gjet i gjithi nën ujë.

Por përmes një njoftimi zyrtar edhe Ujësjellësi njofton probleme me furnizmin për shkak se nënstacioni i Kasharit nuk furnizon tashme me energji stacionet e pompimit të ujit në Bërxull, zonën e Coca Colës dhe Laknasit.

Në njoftim thuhet se nga reshjet e dendura është shkaktuar turbullirë edhe në Liqenin e Bovillës, çka ka bërë që impianti i përpunimit të ujit të Bovillës të mos jetë në funksion.

Për pasojë, në disa zona të Tiranës do të ketë probleme në furnizmin me ujë të pijshëm, deri në përmirësimin e situatës.

Zonat më problematike:

Kinostudio, Xhamlliku, Allias, Pazari i Ri, Rr. “5 Maji”, Laprakë, Rr. E “Kavajës”, Rr. E “Durrësit”, zona e “Vasil Shantos” dhe Yzberisht.

Burimet e tjera po punojnë me kapacitet të plotë, bën me dije njoftimi.

Njoftimi i UKT

Stafi i Ujësjellësit që nga mbrëmja e djeshme, është duke monitoruar çdo 15 minuta nivelin e turbullirës në liqenin e Bovillës, gjithashtu kemi marrë masat duke furnizuar në mënyrë të pandërprerë të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë sidomos spitalet, në mënyrë që ky problem të mos ndikojë në ecurinë normale të punës së tyre. Kemi në dispozicion 20 bote që furnizohen në stacionet tona me ujë të pijshëm dhe shpërndahen në mënyrë të organizuar.

Deri tani kemi kryer mbi 50 furnizime me ujë në QSUT, Spital Ushtarak dhe Maternitete, duke bërë të mundur që të gjitha këto institucione të mos e ndjejnë në mënyrë absolute reduktimin e furnizimit me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të përdorin me kujdes dhe të kursejnë ujin deri në kapërcimin e situatës emergjente të shkaktuar nga kushtet atmosferike.

UKT falenderon banorët e kryeqytetit për mirëkuptimin dhe durimin!

Share: