Gazetari Basir Çollaku ka reaguar lidhur me çështjen “Tahiri”. Në një status në Facebook, Çollaku ngre pikëpyetje, se përse policia nuk po arreston ish-ministrin edhe pse pretendon se 863 mijë eurot në makinën e biznesmenit Sota janë të Tahirit. Gazetari hedh dyshimet se Prokuroria mund të jetë duke zbatuar një skemë investigimesh në çdo drejtori policie për drogën.
Ja çfarë shkruan Basir Çollaku:
Parate jane te Tahirit por ne burg qendron Sota…Prokuroria e sforcuar dhe trysnuar…!!!
Gjykata le serish ne burg Orest Soten dhe pretendon se 863 mije eurot e sekuestruara ne makinen e tij jane te Sajmir Tahirit..
Meqe kane avokat te njejte thua mbrojtja po e mban Tahirin jashte duke iu “lutur” Sotes te pranoje ngarkesen dhe qendroje brenda?!?!
Meqe Prokuroria ne menyre te perseritur pretendon se parate jane te Sajmir Tahirit perse nuk bind Gjykaten me prove konkrete dhe te kerkoje arrestimin e Tahirit?
Po ministria e Brendshme vazhdon te “kujdeset” per “kontributin” e Sotes dhe friken ndaj Tahirit, duke i dhene serish ankandin per afer 270 mjete te sekuestruara me 165 euro mjetin?
Mesa duket shpresa e heqjes se sikletit nga dosja Tahiri eshte rrokada dhe ndryshimet ne Prokurori?
Ndoshta Prokuroria ka lene menjane nje piste te rendesishme hetimore. Ate te investigimeve ne çdo drejtori policie per drogen. Nga inspektoret tek eproret deri tek ministri duke plotesur ndjeshem provat per trafikun ku dyshohet dhe akuzohet Tahiri i implikuar. Kjo do te sillte te pandehur ministrin dhe me teper?