Home KRYESORE Plasi brenda LIBRA-s, Peticion kundër Ben Blushit

Plasi brenda LIBRA-s, Peticion kundër Ben Blushit

Sipas burimeve te Perqasje.com ne adresat e emajleve te drejtuesve dhe anëtareve te partisë LIBRA ka arritur një email i cili fton anetaresine per tu organizuar brenda radhëve partiake për me shume demokraci dhe për një organizim te ri saj.

Perqasje.com po e boton te plote këtë emajl i cili eshte qartazi kunder organzimit te centralizuar te Ben Blushit ne LIBRA: 

Të dashur anëtare LIBRA,

Në radhë të parë ju urojme gëzuar “Krishtlindjet dhe Vitin e RI”.
Paqe, harmoni dhe begati për ju dhe familjet tuaja.

Kohët e fundit, dhe sidomos mbas rezultatit të zgjedhjeve kemi vënë re një ndryshim total të asaj që krijuam dhe mbështetëm. LIBRA lindi si një lëvizje qytetare për liri, barazi dhe drejtësi. Shumë shpejt u këthye në një Parti politike e cila do të sillte një frymë të re dhe do të përfaqesonte një pjesë të mirë të qytetarëve të cilët nuk e ndjenin veten të përfaqësuar nga partitë e vjetra.

Gjatë rrugës 1 vjecare, shumica e antarëve tanë janë larguar, sepse LIBRA nuk arriti të ishte bindëse dhe se mënyra e drejtimit të saj nuk solli asnjë risi në politikën Shqipëtare. Përkundrazi, LIBRA me kalimin e kohës vërtetoi, se qëllimi kryesor i saj nuk ishte një “Rrugë e Re” e të berit politikë, por sigurimi me cdo kusht i një mandati parlamentar për kryetarin.

Ne që po ju shkruajmë, jemi një grup të rinjesh të cilët u bashkuan në LIBRA me shpresën dhe me vullnetin e tyre të lirë; për të qënë aktivë në politikën e vendit duke kontribuar me ide dhe projekte reale; për tu ndjerë të përfaqesuar në një parti ndryshe nga të tjerat ku secili mund të shprehë mendimin e tij (edhe kur e ka gabim).

Duke u nisur nga eventet e njëpasnjëshëm që nga themelimi e deri tek ndodhitë e fundit jemi të mendimit, që LIBRA më shumë se kurrë, ka nevoje për RINOVIM dhe DISTANCIM nga politika e vjetër.

Një politikë që i perdor njerëzit dhe antaret si limona duke i shtrydhur kur kanë nevojë dhe duke i flakur mbas zgjedhjeve. Një politikë e vjetër ku kryetari është “Mbret” i vetëshpallur dhe që merr vendime pa pyetur askënd, as bërthamën, as anëtarësinë.

Të bindur që gati të gjithë anëtarët i kanë ndjekur eventet katastrofike që na cuan drejtë dështimit në zgjedhjet e Qershorit.

Disa nga këto po i radhisim në vijim:

1 – Zgjedhjet e brëndëshme “online” qenë një dështim i vërtetë ku vetëm 3.000 nga 10.000 anëtare LIBRA patën mundësi të votonin.
2 – Komisioni i Etikës (i përzgjedhur nga kryetari) skualifikoi qëllimisht shumë kandidatura të vlerëshme dhe pa dhënë shpjegime.
3 – Përzgjedhja e kandidatëve për deputet në shumë rrethe ishte e parapërcaktuar dhe largoi një pjesë të madhe të anëtarëve që ishin aktivë sepse nuk u vlerësua kontributi i tyre.
4 – Programi elektoral ishtë përsëri një vepër personale e Kryetarit i cili e shpërfilli “Programin e Vërtetë” të krijuar nga ekspertët dhe vendosi disa pika të pa realizueshme por populiste për të bërë bujë në Media.
5 – Mos analizimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe lenia në harresë e kontributeve të secilit prej aktivistëve dekurajoi pjesën më aktive.
6 – Kundërshtimi i hapur dhe publik i projektit të “Statutit të Ri” pa patur mundësi diskutimi dhe ngritja e një tjetër grupi pune për krijimin e një “Statuti” që fuqizon më tepër kryetarin duke e bërë atë “Pronar” të pa diskutueshëm i cili e quan LIBRA-n si pronë të përbashket por e drejton si pronë private.

Ne mendojmë, që një Parti që quhet “LISTA e BARABARTE” anëtarët duhet të jenë të barabartë dhe se kryetari përpara se të marri vendime duhet të konsultohet me ekspertë ose me Bërthamën e cila është zgjedhur nga anëtaresia pikërisht për të marrë vendime.

Duke u mbështetur në arsyetimin e mësipërm jemi të idesë të krijimit të një Front Opozitar brënda Partisë më qëllim:

– ngritjen e një debati publik për të analizuar vendimet politike të kryetarit në zgjedhjen e kanditatëve dhe programit,
– bërjen publike të donacioneve dhe kontributeve të secilit prej aktivistëve,
– mbledhjen e firmave për një peticion për shkarkimin e Kryetarit dhe Bërthamës së vjetër
– mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda partisë në mënyre tradicionale (me parimin 1 anëtar 1 votë)

Ju lutemi të jepni mendimet tuaja për cështjet e sipërfolura duke plotësuar këtë anketim të thjeshtë në linkun e mëposhtëm:

https://goo.gl/forms/wrpSE8EYdSwVJLv13

Me respekt
Fronti Opozitar LIBRA

Share: