Home KRYESORE Presidenti grek uron Kryepeshkopin Janullatos per shtetesine e re dhe do falenderoje...

Presidenti grek uron Kryepeshkopin Janullatos per shtetesine e re dhe do falenderoje personalisht Presidentin Meta

“Presidenti (grek), Prokopis Pavlopulos, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepishkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Anastas, të cilit i shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disavjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Prokopios Pavlopulos, do të komunikojnë me telefon të martën, më 26.12.2017 me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, për t’i shprehur atij falënderimet e tij të ngrohta, duke pasur parasysh se kjo nismë e Presidentit të Shqipërisë rekomandon, përveç kësaj, një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”, thuhet në një njoftim të ANA-MPA, agjencia shtetëore greke e lajmeve, në mbrëmjen e 25.12.17 dhe transmetuar edhe në emisionin qendror të lajmeve të orës 20.55 të kanalit televiziv shtetëror, ERT.

Share: